HomePolitikë

Pajaziti: Kemi ftuar subjektet politike për konsultime

Fronti për Ndryshim ka nisur rrethin e dytë të dërgimit të ftesave për takime rreth koalicioneve për pushtetin e ri lokal në Bujanoc. Lajmin e

“Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave
Kursimi i energjisë, përfitojnë 64 familje: Pajaziti ndanë kontratat
Çfarë thonë nënshkruesit e marrëveshjes së Bujanocit: Flasin Arifi, Kamberi e Pajaziti

Fronti për Ndryshim ka nisur rrethin e dytë të dërgimit të ftesave për takime rreth koalicioneve për pushtetin e ri lokal në Bujanoc.

Lajmin e bëri publik, Arbër Pajaziti, kandidati i kësaj liste për kryetar komune i cili theksoi se ftesat iu janë dërguar të gjitha listave që do të jenë të përfaqësuara në kuvend.

Postimi i Pajazitit:

Bazuar në rezultatet e çertifikuara të zgjedhjeve të fundit, në cilësinë e fituesit të tyre, ju kemi dërguar ftesë për takim konsultativ të gjitha subjeketeve politike të cilat kanë arritur të kenë përfaqësim në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Bujancit, me qëllim të diskutimit të mundësive rreth formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja të vetqeverisjes lokale.

Takimet janë paraparë të jenë ditën e mërkurë në termine të ndara.

Të gjitha subjektet i kanë pranuar ftesat, përveç LPD-së e cila ka refuzuar të pranojë ftesën tonë.

Opinioni do të njoftohet me kohë për të gjitha lëvizjet tona, në mënyrë që mos t’i lëmë vend spekulimeve dhe keqinformimit publik.

COMMENTS