HomeSport

FSHF nis projektin për dy fusha futbolli në Luginë

FSHF nis projektin për dy fusha futbolli në Luginën e Preshevës, një në Bujanoc dhe një në Preshevë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka ni

Marsh protestues në Bujanoc për drejtësi ndaj vrasjes së Arbenit Mujaj
Adnan Merovci promovon librat në Bujanoc
33 të punësuar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, po shqiptarë?

FSHF nis projektin për dy fusha futbolli në Luginën e Preshevës, një në Bujanoc dhe një në Preshevë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur një projekt për ndërtimin e dy fushave të futbollit në Luginën e Preshevës, një në Bujanoc dhe një në Preshevë, me synim krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe të rinjtë.

FSHF u ka bërë thirrje bizneseve, kompanive dhe donatorëve që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë nismë sociale, duke i ftuar të bëhen pjesë e projektit dhe të investojnë në të ardhmen e qindra fëmijëve dhe të rinjve të Luginës.

Nismën e ka mirëpritur edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili e ka cilësuar projektin si “një investim për ëndrrat e fëmijëve tanë”.

“Si Kryetar i Komunës së Bujanocit, e mirëpres dhe e përkrah fuqishëm këtë nismë të FSHF-së, e cila është një investim i drejtpërdrejtë në sport, në rini dhe në të ardhmen tonë”, ka deklaruar Pajaziti.

Ai u ka bërë thirrje bizneseve dhe donatorëve të tjerë që t’i bashkohen nismës.

“Çdo kontribut sot, është një mundësi më shumë për fëmijët tanë nesër”, ka thënë Pajaziti, duke falënderuar FSHF-në, presidentin Armand Duka dhe të gjithë ata që po bëhen pjesë e projektit.

Nga FSHF kanë theksuar se qëllimi i nismës është t’u jepen fëmijëve të Luginës së Preshevës më shumë mundësi për t’u marrë me sport dhe kushte më dinjitoze për zhvillimin e tyre.

COMMENTS