Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka përshëndetur votimin unanin të këshilltarëve për formimin e paraleleve të reja të fëmij
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka përshëndetur votimin unanin të këshilltarëve për formimin e paraleleve të reja të fëmijëve shqiptarë në Entin Parashkollor „Gëzimi ynë“.
Postimi i Ramadanit:
Ka qene kerkese e kahmotshme e prinderve te femijeve dhe keshilltareve qe te hapen edhe grupe te tjera edukative ne gjuhen shqipe ne Entin Parashkollor “Gezimi yne” dhe sot kjo po realizohet, fale angazhimit tone maksimal per kete ceshtje dhe perkrahjes se gjithe keshilltareve te Kuvendit Komunal, qe sot njezeri votuan per propozim vendimin tone qe te hapen grupet e reja ne gjuhen shqipe.
Te nderuar qytetare,
Sot ne seancen e VII te Kuvendit Komunal u votua njezeri propozim vendimi per hapjen e grupeve te reja ne gjuhen shqipe ne Entin Parashkollor “Gezimi yne” ne Bujanoc. Ndersa per zbatimin e ketij vendimi Kuvendi Komunal ka formuar Komision, detyra e te cilit eshte percellja e implementimit te ketij vendimi dhe raportimi i Kuvendit Komunal per kete ceshtje.
Andaj ju prind me femije te vegjel tani e tutje do te keni mundesi qe t’i regjistroni femijet tuaj ne çerdhen “Gezimi yne” ne Bujanoc neper paralele te ndara sipas moshes dhe me edukatore shqiptare.
Bashke gjithçka eshte e mundur!
COMMENTS