Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot Konsulin e përgjithshëm të R. së Shqipërisë në Mynih, Artan Hanku, i cili shoqërohej n
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot Konsulin e përgjithshëm të R. së Shqipërisë në Mynih, Artan Hanku, i cili shoqërohej nga Lendita Musliu, bashkëvendase jona, kandidate për Parlamentin gjerman.
Në fotografitë e postuara nga Arifi, shihet se mysafirët ishin pritur nën petkun e veshjeve tradicionale shqiptare, kurse për ta është organizuar edhe një vizitë tek Muzeu i Komandant Lleshit në Tërnoc.
“Kënaqësi e veçantë të mirëpres Konsulin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Mynih të Gjermanisë z. Arten Hanku, i shoqëruar nga bashkëvendasja jonë Lendita Musliu kandidate për Parlamnlentin gjerman, me të cilët në një frymë shumë vëllazërore diskutuam për pozitën e shqiptarëve në Bujanoc dhe në Luginë.
Çmojmë kontributin e madh të diasporës, e në këtë rast edhe të shtetit gjerman për avancimin e pozitës shqiptare në përgjithësi “, ka shkruar kryetari Arifi në Facebook.
COMMENTS