HomeSport

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA FEDERATA SERBE E FUTBOLLIT

Ndeshja e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror ndërmjet përfaqësueseve të Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Dubocic

Këshilli Kombëtar Shqiptar pranë fëmijëve shqiptarë në Sanxhak
Shqipëria ofron libra për nxënësit shqiptarë në Serbi
Ministria Kosovare e Kulturës shpërblen arkitektin nga Bujanoci

Ndeshja e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror ndërmjet përfaqësueseve të Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Dubocica” në Leskovc më 11 tetor, nga të gjitha institucionet kompetente – FIFA, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë – është shpallur ndeshje me rrezikshmëri të lartë sigurie.

Me qëllim që të sigurohet siguria maksimale e të gjithë pjesëmarrësve dhe shikuesve, FIFA ka marrë vendim që, posaçërisht për këtë rast, të dërgojë në Leskovc dy oficerë sigurie. Prania e tyre e konfirmon rëndësinë dhe seriozitetin e këtij takimi në aspektin e sigurisë, por gjithashtu thekson edhe detyrimin e të gjithë akterëve që sporti të vihet në plan të parë.

Opinionit sportiv i kujtohet ende se ndeshja e mëparshme ndërmjet këtyre përfaqësueseve në Beograd, në tetor të vitit 2014, u ndërpre për shkak të incidenteve të rënda, gjë që la pasoja të thella për ekipin tonë kombëtar dhe për futbollin serb – si në aspektin rezultativ, ashtu edhe në atë financiar. Pikërisht për këtë arsye kemi një përgjegjësi të veçantë që një skenar i tillë të mos përsëritet, por të dëshmojmë se Serbia di dhe duhet të jetë nikoqir i një ngjarjeje të madhe sportive në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Federata e Futbollit të Serbisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha organet kompetente, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që ndeshja të zhvillohet në atmosferë fair-play, pa incidente dhe në frymën e sportit.

COMMENTS