HomeShoqëri

Fshati Turi sigurohet me furnizim të pandërprerë me ujë

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka bërë të ditur se është vënë në funksion bunari shtesë për furnizimin me ujë të fshatit Turi, duke mundësuar furn

Arifi: “Ditët e gjykatës” meritë e APN-së
Edhe 10 raste me koronë në Bujanoc, tërnocasit mos të shërohen vet
Ja si u fut UÇPMB në Tërnoc

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka bërë të ditur se është vënë në funksion bunari shtesë për furnizimin me ujë të fshatit Turi, duke mundësuar furnizim të rregullt 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, edhe për zonat më të larta të këtij fshati.

Sipas njoftimit, ekipet e ndërmarrjes kanë punuar intensivisht në terren për realizimin e këtij projekti, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për të gjithë banorët.

Me këtë rast, drejtori i N.P. “Komunalia”, Amir Xhaferi, së bashku me ekipin e tij, vizitoi banorët e fshatit Turi për t’u siguruar nga afër se uji po arrin edhe në pikat më kritike dhe me lartësi më të madhe.

Nga “Komunalia” falënderuan banorët e fshatit Turi për mikpritjen, duke theksuar se besimin e qytetarëve do ta rikthejnë me punë dhe përkushtim, sipas planit dhe dinamikës së punës së ndërmarrjes.

 

COMMENTS