HomeNë fokus

Një pjesë e Kabinetit të Qeverisë së Kosovës nesër zhvendoset në Luginë

Ministrat e Qeverisë së Kosovës do të nisin nesër një vizitë dyditore në Luginë. Në orët e paraditës është parashikuar vizita në Medvegjë ndërs

Sot përfundon viti shkollor
Jepet në shfrytëzim toka bujqësore
Arifi: Nuk ka marrëveshje pa Luginën

Ministrat e Qeverisë së Kosovës do të nisin nesër një vizitë dyditore në Luginë.

Në orët e paraditës është parashikuar vizita në Medvegjë ndërsa pasdite agjenda zhvendoset në Bujanoc.

Të dielen delegacioni do të qëndrojë në Preshevë.

Siç u bë e ditur për FOLonline nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, fillimisht në këtë qytet, ministrat do të priten nga kryetari Nagip Arifi.

Pastaj parashihen vizita në Shkollën Sezai Surroi, përkatësisht Muharrem Kadriu ndërsa në orët e mbrëmjes është paraparë një darkë e përbashkët me përfaqësuesit politik e institucional.

Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës janë: Liburn Aliu-ministër i infrastrukturës, Arbërie Nagavci-ministre e arsimit, Hekuran Murati-ministër i finacave, Hajrullah Çeku-ministër i kulturës dhe Jetish Jashari-shef i zyres ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

COMMENTS