HomeNë fokus

Arifi: Presim jetësimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit për Luginën

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, kështu e ka komentuar takimin e përbashkët të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës: Mbledhj

Tribuna e KDNJ: Të rimendohen politikat publike për rimëkëmbjen ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejt prioritizimit të krijimit të vendeve të reja të punës
Pajaziti: Drejtuesit e pushtetit po krijojnë shpenzime të panevojshme
Njeriu i dytë i Preshevës takohet me njeriun e dytë të Prishtinës.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, kështu e ka komentuar takimin e përbashkët të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës:

Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive zyrtare, asaj të Kosovës🇽🇰 dhe Shqipërisë🇦🇱 në qytetin e Elbasanit, Lugina e Preshevës e përshëndet dhe mbetet me shpresë që implementimi i marrëveshjeve të sotme, të jetësojë ideale të reja edhe për trojet tjera Shqiptare.

Lajm i mirë dhe hap i rëndësishëm heqja e pikës administrative kufitare për kosovarët. Marrëveshjet për zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë, shkencës e kulturës si dhe thellimin e bashkëpunimit diplomatik, e forcojnë pozitën e shqiptarëve dhe avancojnë hapat për bashkim kombëtar.

Nje lëshim apo vërejtje:
Lugina e Preshevës pret ende që qeveritë zyrtare ta mundësojnë sa më parë edhe funksionalizimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit.

COMMENTS