HomeShoqëri

Nexhmedin Saqipi zgjidhet zëvendës i Bashkësisë Islame të Serbisë

Sead Nasufoviq nga Sanxhaku u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijasetit), ndërsa për zëvendës Nexhmedin Saqipi nga Lugina

Miratohet buxheti për vitin 2023
Nuk kalon kërkesa e KSHL-së për rivotim në Tërrnoc (dokument)
Çka u shqyrtua në Këshillin Komunal të Bujanocit ? Komunalia pjesë e tri pikave të rendit të ditës

Sead Nasufoviq nga Sanxhaku u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijasetit), ndërsa për zëvendës Nexhmedin Saqipi nga Lugina e Preshevës

 

Në seancën e Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijaseti), të mbajtur të dielen e 12 dhjetorit në Beograd, ish-reis-l-ulema, akademiku Sead Nasufoviq, u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë, ndërsa për zëvendës të tij u zgjodh Nexhmedin Saqipi nga Lugina e Preshevës, njofton uebfaqja e Riyaset-it Bashkësisë Islame të Serbisë.

Pas kësaj rizgjedhje, Sead Nasufoviq do të fillojë mandatin e dytë si reis-l-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë.

Siç thuhet, kryetari i Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhamed Jusufspahiq, në një bisedë telefonike e ka uruar Nasufoviq për zgjedhjen e tij reis-l-ulema, i ka uruar fat dhe suksese dhe i ka thënë që të vazhdojë të punojë në përmbushjen e detyrat që ka pasur në mandatin e tij të parë, të cilat nuk janë kryer, ndër të tjera për shkak të pandemisë Covid-19, dhe mbi të gjitha, planet për përmirësimin e institucioneve të Bashkësisë Islame të Serbisë si dhe punën në dobi të të gjithë myslimanëve në Serbi, njofton Beta, transmeton FOLonline.

Mësohet se në kuvendin zgjedhor të Rijasetit, morën pjesë 15 delegatë nga Lugina e Preshevës, në mesin e të cilëve kishte 7 imamë xhamish e profesorë shkollash, në mesin  e tyre ishte edhe imami i Xhenet Xhamisë nga bashkësia rome në Bujanoc.

Vlen të ceket se Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi është institucioni më i lartë në shkallë republike, i cili përbëhet nga Meshiati i Beogradit dhe Novisadit, Meshiati i Sanxhakut dhe ai i Luginës së Preshevës, në përbërje të të cilave kanë nga 15 delegatë.

 

 

 

COMMENTS