HomeKronikë

Tentim grabitje me thikë në një market në Preshevë

Foto ilustrim   Pasditën e djeshme është tentuar të grabitet marketi „Edi“, në rrugën „15 nëntori“, në Preshevë. Një person i maskua

Këshilltarët serbë braktisin seancën konstiuive 
Kamberi takohet me kryeministrin Rama
Kryediplomati Cakaj takon kryetarin e Bujanocit

Foto ilustrim

 

Pasditën e djeshme është tentuar të grabitet marketi „Edi“, në rrugën „15 nëntori“, në Preshevë.

Një person i maskuar, refugjat me qëndrim në kampin e stacionit hekurudhor në Preshevë, ka kërcënuar me thikë pronaren e marketit në fjalë në tentim për grabitje, shkruan Blic Presheva, transmeton FOLonline.

Bashkëshorti i zonjës së sulmuar, Besnik Nuhiu, i ka thënë mediumit se grabitësi ka kërkuar që të hapet kasaforta, me ç’rast ajo ka filluar të bërtasë ndërsa në ndihmë i vie punëtorja nga furra e afërt e bukës.

Foto: Besnik Nuhiu (Blic Presheva)

Ky rast ka sjellur frikë dhe shqetësim psikologjik tek bashkëshortja e Besnikut.

Ndryshe, ky market është plaçkitur edhe dy herë më parë nga ana e refugjatëve me qëndrim në Preshevë.

Për rastin është njoftuar edhe policia.

 

 

COMMENTS