HomeNë fokus

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër

Në datë 29 maj 2021, rreth njëzetë shoqata të Luginës së Preshevës me aktivitet në Zvicër, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke u angazhuar

Shënohet 25-vjetori i themelimit të Trupit Koordinues në Banjë të Bujanocit
Kamberi: Arrestim apo intervistim? Ndoshta tendencë për frikësim…
Të funksionalizohet “Plani 7 pikësh”

Në datë 29 maj 2021, rreth njëzetë shoqata të Luginës së Preshevës me aktivitet në Zvicër, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke u angazhuar të krijojnë Bashkimin e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqiprisë në Bernë.

Duke qënë se Zvicra është vendi me më shumë mërgimtarë nga Lugina e Preshevës, kjo nismë ka si qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit e bashkërendimit të veprimtarisë së shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër në mënyrë që të kenë një përfaqësim të njëzëshëm dhe koordinim të punës e përpjekjeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ilir Gjoni i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj nisme si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Të pranishmit i përshëndeti dhe sekretari i tretë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, z.Gjenis Haxhimehmeti, thuhet në njoftimin e Ambasadës së R. së Shqipërisë.

COMMENTS