HomeUncategorized

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Destabilizimi zhvendoset në jug të Serbisë (pjesa 10)

Me këtë kapitull të dytë të pjesës së parë të fejtonit, ne hyjmë në pjesën që e quajtëm "Destabilizimi zhvendoset në jug".  Kjo do të thotë që në

Kamberi: Zgjedhjet as që filluan sot
Shqipëria mbështetë hapjen e zyres së KKSH-së në Medvegjë
Arifi pret ambasadorin e OSBE-së

Me këtë kapitull të dytë të pjesës së parë të fejtonit, ne hyjmë në pjesën që e quajtëm “Destabilizimi zhvendoset në jug”.  Kjo do të thotë që në ditët e ardhshme do të kujtojmë ato ngjarje që “transferuan” disa elemente të krizës nga zonat Jugosllave në jug të Serbisë, ose, sipas inercionit, ishin faktorë destabilizues, veçanërisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.p

Një parti për 7,500 banorë

Ne tashmë e kemi prekur këtë temë dhe kemi kujtuar formimin e dy partive më të vjetra shqiptare në Serbinë e Jugut – Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Partia Demokratike e Shqiptare (PDSH), ish Partia për Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve (PBDSH).  Meqenëse organizimi politik i shqiptarëve është një temë jashtëzakonisht interesante, këtu do të kujtojmë formimin e të gjitha partive që kanë vepruar ose po veprojnë në skenën politike ku jetojnë shqiptarët, udhëheqësit e tyre dhe orientimin programor – me rastin e themelimit.

PVD – Partia për Veprim Demokratik është partia e parë kombëtare e shqiptarëve në Serbi.  Ajo u themelua më 19 gusht 1990, në Preshevë, tre javë pas Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut në Novi Pazar.  Themeluesi i saj, një disident i njohur shqiptar – Riza Halimi (1947), një profesor i fizikës nga Presheva, u zgjodh kryetar, dhe ai qëndroi në atë pozitë deri në Kongresin e partisë më 16 tetor 2018.  Pastaj, pas 28 vitesh, ai dha dorëheqjen dhe drejtimin e partisë e mori nënkryetari i saj, Shaip Kamberi (1964), një i diplomuar për drejtësi nga Tërrnoci.  Partia pranoi udhëzimet themelore të programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  të  Ibrahim Rugovës.

PDSH – Partia Demokratike  Shqiptare, ish Partia për Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve (PBDSH) në Preshevë, u themelua më 23 gusht 1990, tre ditë pas PVD.  Themeluesi dhe kryetar i saj ishte Zeqiri Fazliu, profesor i biologjisë nga Presheva.  Ai ishte kryetar deri në Asamblenë  Zgjedhore më 2003, kur Ragmi Mustafa, një profesor i shkencave kompjuterike nga Presheva, u bë udhëheqësi i partisë.  Me programin dhe përmbajtjen e saj, PDSH u mbështet te Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit.

BDL – Bashkimi Demokratik i Luginës është partia e tretë e shqiptarëve, e cila u themelua në Rahovicë afër Preshevës më 23 dhjetor 2003. Drejtuesi i saj që nga themelimi është Dr. Skender Destani (1955), një mjek specialist në qendrën shëndetësore në Preshevë.  Ata që e njohin statutin e partisë, si dhe mënyrën e saj të veprimit, njohën udhëzimet dhe iniciativat e Veton Surroit, një gazetar dhe publicist nga Prishtina, udhëheqësi i Partisë Reformiste ORA.

LPD- Lëvizja për Progresin Demokratik u regjistrua më 7 Shtator 2005  në Bujanoc.  Themeluesi dhe udhëheqësi i parë i partisë ishte profesori i biologjisë Jonuz Musliu (1959-2018), përndryshe komisari politik i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).  Pas vdekjes së tij, djali i tij  e pasoi atë në krye të partisë.  Analistët kanë njohur metodat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti e udhëhequr nga Ramush Hajradinaj.

 

LKSH- Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në 2006 në Preshevë, u themelua nga Orhan Rexhepi, një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).  Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2016, partia nuk ka qenë e pranishme në jetën politike të shqiptarëve.

PDK – Partia Demokratike Kombëtare u themelua në 2006 në Bujanoc.  Ajo dhe themeluesi i saj, Myftiu Nexhmedin Saqipi (1965), qëndruan në skenën politike për një kohë të shkurtër dhe nuk morën pjesë në qeverisjen lokale.

 

LDI – Lidhja për Integrim Demokratik u themelua në vitin 2006 në Medvegjë.  Kreu i partisë ishte arsimtari Rexhep Abazi (1948).  Në një mandat, ata morën pjesë në qeverisjen lokale.

UDSH- Unioni Demokratik i Shqiptarëve u themelua më 18 Prill 2007 në Preshevë.  Themeluesi dhe udhëheqësi i parë ishte Rami Zulfiu (1953).  Më vonë, disa lëvizje dhe grupe qytetarësh nga Bujanoci dhe Presheva u bashkuan me të, dhe Dr. Mejdi Zeqiri nga Bujanoci mori drejtimin e partisë.

PD – Partia Demokratike u formua më 2 korrik 2011 në Bujanoc.  Themeluesi dhe udhëheqësi i saj i parë është i diplomuari për drejtësi, më vonë doktor, Nagip Arifi (1961), atëherë nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), i cili mori kështu një pjesë të anëtarësisë së partisë së mëparshme.  Në zgjedhjet lokale në vitin 2012, PD fitoi më shumë vota dhe Arifi u zgjodh kryetar i komunës së Bujanocit.

 

APN – Alternativa për Ndryshim është një parti politike e shqiptarëve, e cila më 31 maj 2015, në Preshevë, themelohet nga një  shqiptar i ardhur nga Gjermania, ekonomist dhe sipërmarrës i diplomuar, Shqiprim Arifi (1976) prindërit e të cilit janë nga Presheva.  Vitin pasues, 2016, APN fitoi zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Arifi u zgjodh kryetar komune.

LR-Lëvizja e Reformës është partia e fundit e regjistruar politike e shqiptarëve në Serbinë e Jugut.  Ajo u krijua në fund të vitit 2017, duke ndarë një pjesë të anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Ragmi Mustafa, i cili formoi një parti të re me udhëheqësin e ri, një psikolog nga Rahovica, Sami Salihu (1985).  Në zgjedhjet e ardhshme më 2018, LR u bë pjesë e qeverisë lokale.

 

Duhet shtuar se në këtë moment nuk ka të dhëna zyrtare mbi veprimin politik  të Aleancës Demokratike që u formua në Preshevë më 28 qershor 2007, si dhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve nga Medvegja.

Nga kjo listë rezulton se aktualisht ekzistojnë tetë parti politike që veprojnë në skenën politike shqiptare në Serbi.

Është interesante se midis shqiptarëve, një parti vjen në rreth 7,500 banorë, ndërsa në Serbi një parti vjen në 60,000 banorë.

Vijon

Autor: Radoman Iriq

(Ky shkrim nuk paraqet pikëpamjet e redaksisë së FOLonline)

COMMENTS