HomeKoronavirusi

Në tre ditët e fundit, tre raste të reja me Koronë në Bujanoc

Gjendja me virusin Korona në komunë të Bujanocit është duke shkuar drejt stabilizimit, por kurrësesi nuk mund të flitet për shuarje të epidemisë, th

PDK premton 2 milionë euro në vit për Luginën
Kandidatët po “ nxehen “ , vetëm njëri mund të bëhet kryetar
Njihuni me talentin nga Lugina e Preshevës që luan në futbollin kosovar


Gjendja me virusin Korona në komunë të Bujanocit është duke shkuar drejt stabilizimit, por kurrësesi nuk mund të flitet për shuarje të epidemisë, theksojnë ekspertët shëndetësorë.
Kryeshefi i Repartit të Mjekësisë së Përgjithshme për popullatën e rritur pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, dr.Adnan Salihu, në një bisedë për FOLonline tregon shifrat zyrtare lidhur me COVID 19 në komunën e Bujanocit.
“ Gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar 6 persona me virusin Korona prej të cilëve tre raste janë të reja ndërsa tre raste tjera kanë dalë sërish pozitiv pas përsëritjes së testeve”, thekson Salihu.
Ai ka paraqitur edhe të dhëna për numrin e pacientëve që kanë kërkaur tretman në Covid ambulancën pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
“ Më 17.08: janë eveidentuar 82 persona, prej tyre 20 për herë të parë.
Më 18.08: trajtim kanë kërkuar 51 pacientë, 10 prej të cilëve për herë të parë, dhe më 19.08: në Covid ambulancë janë paraqitur poashtu 51 pacientë, 15 prej të cilëve për herë të parë “, ka theksuar Salihu për FOLonline.
Sipas dr. Salihut, edhepse vërehet se ka rënë fluksi si i të infektuarve ashtu edhe i pacientëve në Covid ambulancë, popullata duhet domosdoshmërisht t’u përmbahet rekomandimve të ekspertëve shëndetësorë dhe në plotni t’i zbatojë masat epidemiologjike që janë në fuqi.

COMMENTS