Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Nishit ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes të së mërkurës në moshën 63 vjeçare, Isuf Salihu nga Tërnoci, i nj
Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Nishit ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes të së mërkurës në moshën 63 vjeçare, Isuf Salihu nga Tërnoci, i njohur nga të gjithë si Cufa.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bënë të ditur familjarët e tij, shkruan FOLonline.
I ndjeri për vite të tëra ka punuar si shofer në Repartin e urgjencës në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, kështu që nga të gjithë njihej si „ Cufa shoferi i ambulancës „.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar kolegët e tij në këtë institucion shëndetësorë por edhe bashkëfshatarët dhe qytetarët tjerë të cilët e njihnin për shkak të punës specifike që kryente në transportimin e pacientëve, shkruan FOLonline.
Rrjeti social Facebook ka qenë i mbushur sonte me mesazhe ngushëlluese nga qytetarët në drejtim të familjes së „ Cufës „.
Poashtu, edhe familjarët me përplot pikëllim dhe emocione kanë përjetuar humbjen e njeriut të afërm të tyre.
FOLonline ju sjell një postim emocionues të njërit prej familjarëve të Isuf Salihut- Cufës:
Almir Aziri- postim:
I dashuri axha Cufë,
Në pamundësi për të mar pjesë në lamtumirën e fundit, sonte po e përjetoj një natë pa agim.
Po më kthehen kujtimet dhe çastet që i kemi kaluar së bashku. Po e shoh bicikletën e parë që ma pate ble. Po të shoh duke më pritur në rrugë kur vija në vendlindje.
Ti shkove për t’u mos u kthyer më, mirëpo, me vete do të marrësh të gjitha të mirat që ia bëre popullit duke mos e kursyer vehten deri në momentin e fundit.
Ti shkove ende pa e shijuar jetën e pensionistit që shumë e meritove !
Do të jem krenar deri në vdekje që e pata një mixhë si TI!
Pusho i qetë në parajsë !
COMMENTS