HomeShoqëri

Në Bujanoc u organizua programi “Shkollarë fillestarë”

 Shtëpia e Kulturës në Bujanoc ka organizuar programin “Shkollarë fillestarë”, kushtuar fëmijëve që këtë vit kanë nisur klasën e parë. Programi u z

Kamberi: Angazhimi i diplomatëve të huaj domethënës, shteti duhet t’i zbatoj obligimet
Sot përfundon viti shkollor
Pajaziti: Kemi ftuar subjektet politike për konsultime

 Shtëpia e Kulturës në Bujanoc ka organizuar programin “Shkollarë fillestarë”, kushtuar fëmijëve që këtë vit kanë nisur klasën e parë.

Programi u zhvillua në një atmosferë festive, ku nxënësit më të rinj patën mundësi të argëtohen dhe të shënojnë në mënyrë simbolike fillimin e rrugëtimit të tyre shkollor.

Aktiviteti kishte për qëllim që fillimi i klasës së parë të shoqërohej me një ditë të veçantë për fëmijët, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe miqësore për ta.

Programi “Shkollarë fillestarë” u organizua nga Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit.

Me këtë aktivitet, nxënësve të rinj iu urua fillimi i mbarë i vitit shkollor dhe një rrugëtim i suksesshëm në botën e dijes dhe arsimit.

COMMENTS