HomePolitikë

Unioni Demokratik Shqiptar pjesë e Listës “Alternativa Demokratike Shqiptare “

"Unioni Demokratik Shqiptar i është bashkuar sot listës "Alternativa Demokratike Shqiptare" bazuar në Marrëveshjen e Tiranës 2020, ku së bashku me

Pajaziti reagon pas rezultateve të informimit: Proces i centralizuar që anashkalon realitetin lokal
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Komunistët “fshinë”, “hekurosën” dhe “prenë kokat” (pjesa 12)
Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit Komunal, subjektet shqiptare në tentimin e fundit për koalicion

“Unioni Demokratik Shqiptar i është bashkuar sot listës “Alternativa Demokratike Shqiptare” bazuar në Marrëveshjen e Tiranës 2020, ku së bashku me kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Lëvizjes për Reforma, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Kjo listë është ndërtuar në bazë të parimeve të Marrëveshjes së Tiranës të vitit 2020, si formulë dhe udhërrëfyes për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të popullatës shqiptare në Luginë.

Nisur nga parimet e qarta që tashmë janë përcaktuar me Marrëveshjen e Tiranës, UDSH-ja ka vlerësuar që lista e Alternativa Demokratike Shqiptare 🇦🇱 është e drejtë, e qëndrueshme, si dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për Informim të
Alternativës për Ndryshim.

COMMENTS