"Këshilli Komunal i Preshevës, kryesuar nga kryetari Shqiprim Arifi, ka mbajtur dje mbledhjen e VII-të", njofton faqja zyrtare e komunës në Facebo
“Këshilli Komunal i Preshevës, kryesuar nga kryetari Shqiprim Arifi, ka mbajtur dje mbledhjen e VII-të”, njofton faqja zyrtare e komunës në Facebook, transmeton FOLonline.
“Në rend të ditës u trajtuan rreth 15 pika të rëndësishme, ndër të tjera:
• U aprovua iniciativa për planin ekologjik lokal;
• Propozim Aktvendim për shfuqizimin e programit socioekonomik 2021 dhe 2022;
• Plotësim ndryshim i rregullores mbi realizimin e ndihmës financiare të lehonave;
• Propozim vendim mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin 2021 (me vërejtje të shumta për shkak të keqmenaxhimit të pushtetit lokal në vitin e kaluar);
✍🏼 Ndër më të rëndësishme:
✅️ U miratua vendimi mbi ndryshimin e vendndodhjes së shitësve të drurit
✅️ U aprovua vendimi mbi inspektimin e çmimeve në treg”, thuhet në njoftim.
COMMENTS