HomeNë fokus

Në Bujanoc nis puna për hartimin e Planit Lokal të Veprimit për të Rinjtë

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit është hedhur sot hapi i parë drejt një dokumenti të rëndësishëm strategjik për të ardhmen e brezit të ri

Sinani pritet nga kryetari i Bashkisë së Lezhës
“Agallarët” tubohen “Te centralla”, pastaj nisen drejt stadiumit
Arifi takon kordinatorin e ri të TIKA-s

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit është hedhur sot hapi i parë drejt një dokumenti të rëndësishëm strategjik për të ardhmen e brezit të ri – Planit Lokal të Veprimit për të Rinjtë. Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, në një takim të organizuar me të rinjtë aktivë të qytetit, vlerësoi lartë rolin dhe energjinë e tyre për ndryshim.

“Është kënaqësi të dëgjosh zërin e të rinjve tanë – të guximshëm, plot ide dhe të vendosur për të sjellë ndryshim,” theksoi Pajaziti, duke shtuar se mbështetja për ta do të jetë e pakushtëzuar.

Ky proces synon të përfshijë të rinjtë në mënyrë aktive në hartimin e politikave që i prekin drejtpërdrejt, duke u dhënë atyre hapësirë për të shprehur nevojat, prioritetet dhe vizionin për një Bujanoc më të përfshirë dhe më të drejtë.

“Si Kryetar i Komunës, jam dhe do të jem gjithmonë në krah të të rinjve – për t’i dëgjuar, për t’i mbështetur dhe për të punuar së bashku për një Bujanoc ku ata ndihen të përfshirë dhe të fuqizuar,” u shpreh Pajaziti.

Ai falënderoi të gjithë të rinjtë e përkushtuar që, përmes angazhimit të tyre, po kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë për të gjithë qytetarët.

Plani Lokal i Veprimit për të Rinjtë pritet të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e politikave rinore dhe për forcimin e rolit të të rinjve në jetën publike dhe institucionale të komunës.

COMMENTS