HomeNë fokus

Pajaziti takoi ministren e pushtetit lokal

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, priti sot në një takim pune ministren e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Ser

“ Nëse ju rekomandojnë mjekët, shkoni në spital “
Përfundon rregullimi i kanalit në lagjen Krivullak në Tërnoc
Konferencë mbi qëndrimet e të rinjve shqiptarë ndaj Planit Shtatëpikësh: “Mungesë implementimi dhe probleme të papranueshme që kërkojnë zgjidhje”

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, priti sot në një takim pune ministren e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, me të cilën diskutoi për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e pushtetit lokal.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ministrisë dhe komunës, sfidat me të cilat përballet administrata lokale, si dhe mundësitë e mbështetjes për realizimin e projekteve zhvillimore në komunën e Bujanocit.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte projekti për furnizimin me ujë të pijshëm. Ministrja Paunović shprehu gatishmërinë dhe premtoi mbështetje për financimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët e komunës.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, forcimin e kapaciteteve të administratës lokale dhe bashkëpunimin më të ngushtë me institucionet qendrore për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

COMMENTS