HomeNë fokus

Nagip Arifi: Ky është një veprim patriotik ndaj Luginës

  Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen në buxhet të Luginës për vi

Ngordh lopa në Dobrosin, kërkohet ndihma e Nagip Arifit dhe Shqiprim Musliut
Përfaqësuesit e SBASHK-ut qëndruan në Bujanoc
RIK shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare: Shqiptarët mbesin pa deputet?

 

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen në buxhet të Luginës për vitin 2022 prej 2 milionë euro.

Postimi i Arifit:

Në fund u dhez një dritë shprese nga vëllezërit tanë, një shpresë që Kosova ka vendosur të përkujdeset seriozisht për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

Sot Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozim buxhetin për vitin 2022, ku u vendos që për Luginën e Preshevës të ndahen 2 milion Euro.

Me këtë vendim që presim poashtu të aprovohet në seancën parlamentare, u jemi mirënjohës dhe falënderues, duke e vlersuar si veprim patriotik në këtë kohë nëpër të cilën po kalon Lugina.

COMMENTS