HomeUncategorized

Zgjedhjet 2020

Në Republikën e Serbisë sot po mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Zgjedhjet lokale nuk zhvillohen në ato komuna ku për shkak të masave të p

Komuna e Bujanocit dhuron furgon për transportin e pacientëve me dializë
Pastrohen kanalet në Turi
𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚

Në Republikën e Serbisë sot po mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Zgjedhjet lokale nuk zhvillohen në ato komuna ku për shkak të masave të përkohshme ato ishin zhvilluar më parë, shkruan FOLonline.
Të drejtë vote kanë gjithsejt 6.584.376 qytetarë të cilët mund të votojnë në 8.385 vendvotime.
Të drejtën e votimit qytetarët mund ta ushtrojnë nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në ora 20:00 të mbrëmjes, raporton FOLonline.
Për përbërjen e re të Parlamentit republikan i cili numëron 250 deputetë, votuesit do të duhet të zgjedhin midis 21 partive politike, koalicioneve apo listave zgjedhore.
Për të arritur pragun e përfaqësimit, një listë duhet të grumbullojë të paktën 3 përqind të votave, me përjashtim të listave të pakicave të cilave u mjafton pragu natyral për t’u bërë pjesë e legjislatutës së re.
Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka bërë të ditur se në vendvotime janë ndërmarrë të gjitha masta e nevojshme epidemilogjike për mbrojtje nga COVID-19.

Bujanoci voton


Komuna e Bujanocit zot zgjedh përbërjen e re të Kuvendit Komunal, shkruan FOLonline.
43.480 qytetarë me të drejtë vote do kanë mundësi të votojnë për 9 lista zgjedhore për 41 ulëset në KK.
Në këtë komunë janë hapur të gjuthë 59 qendrat e votimit, ka njoftuar Komisioni Komunal Zgjedhor.

COMMENTS