HomeNë fokus

Arifi: Kjo është kundërmasë ndaj Serbisë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, duke e përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për parashikimin e  dy milionë eurove për

Thirrje për të diplomuarit e rinj për praktikën profesionale në Beograd
I papranueshëm sulmi ndaj Ardita Behlulit
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, duke e përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për parashikimin e  dy milionë eurove për Luginën ka shkruar:

Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifimit buxhetor të 🇽🇰, dhe jo vetem kaq. Kam insistuar që Qeveria e 🇽🇰, mos ta trajtojë si lëmoshë ndarjen e buxhetit, përkundrazi të instalojë sa më parë FONDIN KOMBËTAR të SOLIDARITETIT, njashtu si shembulli i Gjermanisë pas Ribashkimit.

E gjithë kjo, edhe si kundërmasë ndaj 🇷🇸 , e cila investon miliona në Kosovë.

Më parë, kam kërkuar nga tre Kryeministra të 🇽🇰, që të vendoset kjo masë e domosdoshme politike dhe zhvillimore, të gjithë e kanë pasur mundësinë ta bënin, mirëpo kërkesa jonë po jetësohet sot me Qeverinë Kurti 2; po ndodhë më në fund.

Kosova tanimë është krejt ndryshe me këtë qeveri.

Faleminderit Albin! 🇽🇰🙏🏻 Bashkë jemi më të fortë!

PS: Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë 🇦🇱 4 milion euro shtesë.

COMMENTS