HomePolitikë

GP ku bën pjesë Kamberi dorëzon në Kuvend propozimin për shuarjen e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish

(Foto: Nga faqja e Ambasadës së Rusisë në Beograd) Deputeti Shaip Kamberi ka njoftuar se, në kuadër të grupit parlamentar së bashku me SDA-në e

Delegacioni i APN-së përgëzon Saqipin
Ka filluar hapja e rrugës Dobrosin – Konçul
Bastisje në Tërnoc

(Foto: Nga faqja e Ambasadës së Rusisë në Beograd)

Deputeti Shaip Kamberi ka njoftuar se, në kuadër të grupit parlamentar së bashku me SDA-në e Sanxhakut dhe Lëvizjen e Qytetarëve të Lirë (PSG), i është dorëzuar Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë propozimi për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish.

Sipas Kamberit, pas 13 vitesh funksionimi, nuk ka prova të qarta se kjo qendër ka vepruar në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Serbisë, as se ka pasur rol të rëndësishëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore, për të cilat ishte justifikuar themelimi i saj.

Ai thekson se veprimtaria e kësaj qendre është shoqëruar vazhdimisht me mungesë transparence, paqartësi lidhur me financimin, si dhe me dyshime serioze për rol politik dhe të sigurisë, jo vetëm në Serbi, por edhe më gjerë në rajon.

Veçanërisht shqetësuese, sipas Kamberit, kanë qenë përpjekjet që kësaj qendre dhe stafit të saj t’u jepet status diplomatik dhe imunitet, gjë që, siç theksohet, nuk është në përputhje me praktikat standarde të misioneve humanitare ndërkombëtare.

Më tej, ai rikujton se ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë paralajmëruar prej vitesh se struktura të tilla mund të keqpërdoren për veprimtari inteligjente dhe destabilizuese, veçanërisht duke marrë parasysh pozicionin e tyre pranë objekteve strategjike.

Këto shqetësime, sipas tij, janë përforcuar edhe nga hulumtimet e gazetarëve investigativë, të cilat sugjerojnë se persona të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare në Serbi kanë qenë të përfshirë në trajnime që synonin nxitjen e trazirave gjatë proceseve zgjedhore në Moldavi dhe Rumani.

Sipas Kamberit, shfuqizimi i këtij ligji do të largonte dyshimet ekzistuese dhe do të kontribuonte drejtpërdrejt në avancimin e rrugës evropiane të Serbisë, duke qenë se Qendra Humanitare Serbo-Ruse ka qenë vazhdimisht objekt kritikash në raportet e Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian.

COMMENTS