Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, është takuar në Prishtinë me avokatin e popullit të Kosovës, Naim Qelaj. Pasivizimi i sh
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, është takuar në Prishtinë me avokatin e popullit të Kosovës, Naim Qelaj.
Pasivizimi i shqiptarëve nga regjistri civil dhe pajisja e qytetarëve të Luginës në Kosovë me dokumente personale ishin në fokus të bashkëbiaeduesve.
Postimi i Mistafës:
Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të marrë vëmendjen më të madhe në agjendën politike.
Atë e ngritëm edhe sot, me Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj gjatë një takimi sot në Prishtinë!
Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me vendbanim në Republikën e Kosovës, të cilët edhe pas 20 vitesh nuk po mund të pajisen me dokumente të Kosovës i ngritëm edhe me Avokatin e Popullit.
Të njëjtit po humbin dokumentet e Serbisë e nuk po mund të pajisen me ato të Kosovës, dhe si të tillë po mbesin qytetarë “juridikisht të padukshëm”.
Paisja e tyre sa më e shpejtë me dokumente në Kosovë është e patjetërsueshme dhe nevojë urgjente.
Ragmi Mustafa
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar
COMMENTS