HomeAktuale

Puna e çuditshme e mediave në provincë dhe „ Prapaskenat e një marrëveshjeje „

  Fjala e redaktorit: Puna e çuditshme e mediave në provincë dhe „ Prapaskenat e një marrëveshjeje „ Me përjashtim në kohë lufte, të

Të nderuar lexues, shikues dhe ndjekës të FOLonline:
Rishikohet buxheti për vitin 2021
Mbi 1 milion dinarë për dy rrugë në Tërnoc

 

Fjala e redaktorit:

Puna e çuditshme e mediave në provincë dhe „ Prapaskenat e një marrëveshjeje „

Me përjashtim në kohë lufte, të merresh me media në një provincë është goxha punë monotone.
Ndodh që futesh në një seri 2-3 ditëshe ku lajmi lajmin se pret, por pastaj me muaj të tërë „ agjëron „ nga temat „ ekskluzive „.
Megjithatë, ata që paksa kanë hyrë si thell në ujërat e gazetarisë e kuptojnë se vet përditshmëria është temë në vete. Në këtë rast, varet nga gazetari se si ai, me njohuritë që posedon, tërheq në vëmendje të opinionit ngjarjen nga një këndvështrim tjetër.


Në brendi të kësaj ndërtese ( MPJ e Shqipërisë ), dy ditë më herët, për shtatë orë u diskutua për një komunë…. Bujanocin, e që në hartë i bie të jetë periferia e Shqiptarisë.
Duke menduar „ t’i nxjerr vetes punë „ mu shfaq si ide të ndërtoj një rrëfim gazetaresk. Dilema është se nuk do mundej të përmblidhej me një artikull të thjeshtë, por nevoja përkon me një Fejton.
Madje, edhe titullin e kam në kokë: „Prapaskenat e një marëveshjeje „.
Nga transkriptet e bisedave, formave audio e video të përmbajtjes së takimit do të dilnin në shesh shumë dukuri. Shumë skena të çuditshme, nga ato tragji- komike deri tek ato me seriozitet dhe rrezikshmëri të nivelit të lartë.
Nga një publikim i tillë, dikush do të krenohej, dikush mllefosej e ndoshta dikush do të turpërohej të dilte më edhe në rrugë.
Por, edhe në profesionin tonë ka një dilemë e cila vë në pikëpyetje se kë do ta shfaqësh të parën: përkatësinë nacionale apo profesionin?
Për momentin mbizotëron kjo e para, sidomos nëse merren përbazë këshillat e miqve nga taborri diplomatik…
Edhe kjo ka një afat kohor, në varësi prej zhvillimeve në Bujanoc!

COMMENTS