HomeNë fokus

Zv/kryetari Musliu pjesë e ceremonialit në Gjilan

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ishte sot pjesë e një aktiviteti ceremonial të organizuar në Gjilan nga kryetari Lutfi

Rivotimi në Tërrnoc më 27 maj (e premte)?
Arifi e cilëson të suksesshëm procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, thumbom Aliun
Pajaziti: Treshja PD-PVD-LPD dhe qeverisja përshesh e tyre në Bujanoc

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ishte sot pjesë e një aktiviteti ceremonial të organizuar në Gjilan nga kryetari Lutfi Haziri.

Me këtë rast, ishte nderuar si “qytetar nderi” gazetari dhe publicisti shqiptar, Marin Mema.

Edhe zv/ kryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, u paraqit me një fjalim rasti, ndërsa ky është postimi i tij:

Me ftesë të kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri, isha shumë i nderuar që sot të marr pjesë në shpalljen  “Qytetar nderi i Gjilanit” shqiptarin e madh z.Marin Mema.

Gjatë fjalës sime, pasi përshëndeta të pranishmit dhe në veçanti z.Hazirin për kontributin e tij në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës Lindore, theksova se Gjilani në vazhdimësi ka qenë në krahë të shqiptarëve të vendit tonë, dhe këtë e ka dëshmuar z.Haziri gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu theksova se sot Kosova është e lirë dhe duhet të ndjehet krenar që nëpërmjet aktiviteteve të tilla po vlerëson e po motivon njerëz që po lejnë gjurmë në historinë bashkëkohore të shqiptarëve, që një gjë të tillë ne në Kosovën Lindore nuk po e gëzojmë, ku të pranishmëve i përkujtova se para disa muajve Kuvendi i Bujanocit e vlerësoi me “Qytetar Nderi” ish Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Gent Cakaj, por që një vendim të tillë Beogradi zyrtar e hedhi poshtë. Por pavarësisht të gjithave, ne do të vazhdojmë me përpjekjen tonë prej dekadash për të drejtat tona njerëzore e kombëtare.

Krenar me Gjilanin dhe udhëheqësin e saj z.Lutfi Haziri.

COMMENTS