HomeNë fokus

Mustafa kundërshton idenë e Vuçiqit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa,ka reaguar ndaj paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se në të ardhmen do t’i tako

Rezultatet e konkursit për klubet sportive, reagon Pajaziti
Nuk ka Covid 19 në Breznicë
Hapen qendrat tregtare, mësimi në shkolla i mundshëm nga 19 prilli

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa,ka reaguar ndaj paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se në të ardhmen do t’i takojë vetëm shtetit të hartojë librat e historisë, gjeografisë dhe gjuhës serbe.

Mustafa këto tendenca i ka quajtur të papranueshme duke shtuar se do të krijonin monopol edhe në lëminë e arsimit e sidomos ndaj atij në gjuhët e pakicave.

Postimi i Mustafës:

I PAPRANUESHËM PËRPILIMI I LIBRAVE SHKOLLORË NGA KREU I SHTETIT

“Shteti do të përpilojë librat e historisë, gjeografisë dhe gjuhës serbe” paralajmëroi presidenti i Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq. Iniciativë kjo e mbështetur edhe nga Ministria e Punëve Brendshme, z. Aleksandër Vullin.

Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të përdorin këto librat e reja shkollore që nga viti 2022 në Serbi.

Të pamjaftueshëm me monopolin e shtetit mbi mjetet e dhunës dhe të pamjaftueshëm me monopolin mbi pushtetin shtetëror, zyrtarët më të lartë të Beogradit zyrtar duan ta shtrijnë edhe monopolin mbi dijen për të diktuar edhe shkencën.

Shteti është shkenca dhe shkenca është shteti.

Është e papranueshme dhe e paprecedentë për shtetet demokratike e shoqëritë pluralist ndërhyrja kaq flagrante diskursive e politike e kreut të shtetit në librat shkollorë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet i përkushtuar në betejën për lejimin e teksteve mësimore për gjitha nivelet e shkollimit në gjuhën shqipe.

Për deri sa kemi arritur sigurimin e lejes së përdorimit zyrtar edhe të librit të historisë për klasën e gjashtë, tashmë kemi në proces të aprovimit për klasën e pestë, shtatë dhe të tetë për shkollat fillore dhe përgatitje të aplikacioneve për shkollat e mesme.

COMMENTS