HomeKoronavirusi

Masat e vikendit, çka lejohet e çka ndalohet

NJOFTIM NGA SHTABI I KRIZAVE Shtabi i krizave ka vendosur sot që të mbyllen të gjitha objektet e gastronomisë prej orës 12.00 të shtunēn deri ora 0

Takim konsultativ rreth  (pas)zgjedhjeve lokale
Mustafi: Shqiptarët më të diskriminuar se para një dekade
15 milionë dinarë për 33 shoqata të qytetarëve nga Kabineti i ministrit Novica Tonçev

NJOFTIM NGA SHTABI I KRIZAVE

Shtabi i krizave ka vendosur sot që të mbyllen të gjitha objektet e gastronomisë prej orës 12.00 të shtunēn deri ora 06.00 të mëngjesit të hënën.

Në vende malore turistike gjatë vikendit nuk do të punojë asgjë, as kafiteritë as shitoret.

Të shtunën do të punojnë deri në ora 12.00, kurse pas orës 12.00 deri të hënën në ora 06.00 të mëngjesit do të punojnë vetēm shitoret për gjëra ushqimore, barnatoret dhe pompat e benzinës.

Shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin online nga e hëna.

Mbledhja e ardhshme e shtabit të krizave do të mbahet të martën.

Kinematë mund të punojnë deri ora 21.00, ngjarjet sportive të cilat janë të parapara munden të zhvillohen pa publikë.

Tregjet kategorizohen në fushën e ushqimit dhe ato mund të punojnë.

Të hënën, të gjithë do të punojnë si zakonisht, deri të martën kur Shtabi i krizave do të shqyrtojë numrat e të infektuarëve dhe të merret vesh për më tej.

Imunizimi i qytetarëve është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.

Vaksinimi të vazhdojë sipas rrjedhës së saj.

COMMENTS