HomeAktuale

Mitroviq: Akoma s’jemi dakorduar me Arifin, PD as një fjalë të vetme për takimin me SNS-in

Lideri i progresistëve lokal në Bujanoc, Nenad Mitroviq, ka deklaruar se as pas takimit të sotëm nuk janë marrë vesh me Partinë Demokratike të Nagip

Vendim konfuz pēr hyrjen nē Kosovē
Mbështetje financiare sa më parë për mediat dhe gazetarët në Luginën e Preshevës !
Pajaziti kritikon pushtetin lidhur me mjetet për sport


Lideri i progresistëve lokal në Bujanoc, Nenad Mitroviq, ka deklaruar se as pas takimit të sotëm nuk janë marrë vesh me Partinë Demokratike të Nagip Arifit për koalicionin e ardhshëm në Bujanoc, transmeton FOLonline.
Në një deklaratë për portalin “ Bujanovaçke “ Mitroviq ka thënë se kontestuese mbetet pozita e kryetarit të Kuvendit Komunal për të cilën nuk është rënë dakord.
Njeriu i parë i SNS-it në Bujanoc nuk ka dashur të zbulojë më shumë se në cilat pika janë përafruar qëndrimet me PD-në.
Për takimin midis PD-së dhe SNS-së ka reaguar edhe PVD.
Përmes një komunikate për opinion PVD ka akuzuar kreun e PD-së se pikërisht takimi i sotëm me SNS-in dëshmon se unifikimi i shqiptarëve në Bujanoc ishte vetëm një farsë nga ana e tyre.
Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Nagip Arifi, nuk është deklaruar asnjëherë për takimimet e tij me SNS-in.
Mbajtjen e takimeve pas zgjedhjeve me “ progresistët “ serbë Arifi e kishte pranuar në një konferencë për media vetëm pasi për ato fillimisht kishte shkruar FOLonline.

COMMENTS