HomeShoqëri

Miratohet propozim buxheti i Bujanocit per vitin 2027

Këshilli Komunal i Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar propozim-buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2027, në vlerë prej 1.255

Qeveria e Kosovës financon librat për nxënësit e Luginës
Reciprociteti: Për shtetasit e Serbisë tani duhet “fletë-deklarim” për të hyrë në Kosovë
Betohen deputet e rinj, prezent edhe Kamberi

Këshilli Komunal i Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar propozim-buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2027, në vlerë prej 1.255.350.000 dinarësh, që është rreth 200 milionë dinarë më pak krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Sipas propozimit të miratuar, buxheti për vitin e ardhshëm karakterizohet nga një strukturë e kufizuar financiare, ku mbi 51 për qind e mjeteve të përgjithshme janë të destinuara për pagat e të punësuarve në administratën komunale dhe institucionet që financohen nga buxheti lokal.

Një nga karakteristikat e këtij propozim-buxheti është se nuk janë paraparë mjete për pagesat e personave të angazhuar përmes kontratave për punë të përkohshme dhe periodike.

Gjithashtu, në propozim-buxhet nuk janë përfshirë as mjetet financiare që Komuna e Bujanocit përfiton nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Një tjetër zë i rëndësishëm i shpenzimeve janë detyrimet që burojnë nga vendimet gjyqësore. Për këtë qëllim janë paraparë mbi 40 milionë dinarë, të cilat do të shërbejnë për pagesën e dëmshpërblimeve në rastet gjyqësore të humbura nga komuna.

Këto detyrime, së bashku me shpenzimet për paga dhe funksionimin e institucioneve, përbëjnë një barrë të konsiderueshme për financat komunale, duke kufizuar hapësirën për investime dhe projekte të reja zhvillimore.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Komunal ka miratuar edhe propozim-vendimin për taksat komunale, si dhe atë që ka të bëjë me financimin e klubeve sportive. Po ashtu, janë shqyrtuar raportet e punës së disa ndërmarrjeve publike.

Propozim-buxheti për vitin 2027 do t’i procedohet Kuvendit Komunal të Bujanocit, ku në seancën e radhës pritet të diskutohet dhe të merret vendimi përfundimtar për miratimin e tij.

COMMENTS