HomeNë fokus

Qeveria e Kosovës financon librat për nxënësit e Luginës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 255.000 euro për financimin e librave shkollor për 4100 filloristë shqiptarë të Luginës. Vendimi është përshëndetur

𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚
Vetëm Open Balkan dhe autostrada Luginë-Prishtinë që na shpëton paksa
Komunalia me makineri shtesë fal IPA fondeve

Qeveria e Kosovës ka ndarë 255.000 euro për financimin e librave shkollor për 4100 filloristë shqiptarë të Luginës.

Vendimi është përshëndetur nga kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi.

Postimi i Mustafit:

FALEMINDERIT 4010 HERË 🇽🇰

QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDANË FOND PËR TË FINANCUAR LIBRAT SHKOLLOR PËR 4010 NXËNËS SHQIPTAR TË LUGINËS.

📚Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete financiare në shumën e 255 mijë eurove për të financuar blerjen dhe shpërndarjen pa pagesë të librave shkollor për çdo fillorist shqiptar në Luginës të Preshevës

📉Në një kohë të krizës ekonomike, kur prindërve shqiptar në Luginë gjendja dhe pozita po i vështirësohet, një hap i tillë nga Qeveria e Kosovës është më shumë se i mirëseardhur, që filloristët shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të ndjejnë dorën e përkujdesit të Republikës së Kosovës.

Pas sigurimit të lejeve të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore në Luginë, një veprim i tillë është i rëndësisë së veçantë dhe i përshëndetur nga të gjithë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me Zëvendëskryeministërin Besnik Bislimi, në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe të gjithë nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës i shpreha faleminderit Qeverisë Kurti dhe gjithë kabinetit qeveritar për realizimin e njërit ndër projektet më të mëdha, të realizuara deri më tani në Luginë.

Një bashkëpunim i shkëlqyer i yni po sjellë buzëqeshjen tek 4010 nxënës nga Lugina e Preshevës.

Ashtu siç kemi thënë gjithmonë, “bashkëpunim dhe bashkërendim me institucionet e Republikës së Kosovës e Shqipërisë”. ❤️🙏

COMMENTS