HomeAktuale

Memeti emërohet ndihmës i kryetarit të komunës së Bujanocit

Shefi i deritanishëm i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike (PD) në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Jetmir Memeti, është emëruar sot në p

Alarme për bomba edhe në shkollat e Bujanocit dhe Preshevës
Reagim i APN-së lidhur me konkursin e KKSH-së
Ja masat e reja nga dita e sotme

Shefi i deritanishëm i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike (PD) në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Jetmir Memeti, është emëruar sot në pozitën e ndihmësit të kryetarit të komunës.

Sipas ligjit, emërimi i tij është bërë nga kryetari i komunës Nagip Arifi.

Lajmin e bëri të ditur vet Memeti përmes një postimi në Facebook.

„Të dashur anëtarë simpatizant të PD-së dhe ju qytetarë të Komunës së Bujanocit,

Angazhimin tim në Kuvendin Komunal të Komunës së Bujanocit si shef I grupit të këshilltarëve të PD-së sot e përfundova kurse angazhimin në të mirë të qytetarëve do ta vazhdojë si ndihmës kryetar I Komunës së Bujanocit.

I falënderoj të gjithë qytetarët, kolegët për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre viteve, tani fillojmë me një intensitet më të lartë për të vepruar në atë që kemi dhënë besën qytetarëve.

Do të jem në shërbim që nga dita e parë e punës për të sjellë ditër e mira💙🤍“, është shprehur Memeti në Facebook.

Pozita në të cilën Memeti është emëruar ka qenë e lirë, ndërsa një kohë me të ka udhëheq Hajredin Hyda, i cili ndërroi jetë para pak ditësh.

Me marrëveshjen për koalicion në komunë të Bujanocit njëri nga ndihmësit e kryetarit i ka takuar PD-së, kurse tjetri PVD-së.

 

 

 

COMMENTS