HomeSport

“Agallarët” tubohen “Te centralla”, pastaj nisen drejt stadiumit

Tifozëria e zjarrtë e KF „Tërnoci“ me padurim është duke e pritur ndeshjen e sotme e cila edhe hap kampionatin në Ligën Zonale „Jugu“. Kështu q

SHEFI I ZYRËS NDĒRLIDHËSE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË BEOGRAD VIZITON BUJANOCIN
Ky është djaloshi që krijoi lojën TimeZoid
Këto janë vendet e rezervuara për specializimin e mjekëve nga Lugina

Tifozëria e zjarrtë e KF „Tërnoci“ me padurim është duke e pritur ndeshjen e sotme e cila edhe hap kampionatin në Ligën Zonale „Jugu“.

Kështu që tifo grupi „Agallarët“ po i bënë përgatitjet e fundit për të dhuruar spektakël në tribuna në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.

Në këtë drejtim, nga ky grup kanë shpërndarë një njoftim në të cilin i bëhet thirrje tifozëve për mbështetje të organizuar para dhe gjatë ndeshjes.

Njoftimi:

“Ultras Agallarë” ju njoftojmë se sot, 22.08.2021, e diel, prej orës 15:45 „ Te centralla fillon tubimi i të gjithë “Ultras Agallarëve” dhe të gjithë përkrahësve te klubit tonë KF Tërnoci.

Në ora 16:20 vazhdojmë drejt stadiumit tonë të dashur me gjithë entuziasmin tonë dhe energjinë që e kemi perbrenda vetes ndaj klubit tonë, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ndeshja e xhiros së parë midis Tërnocit dhe KF Çekmin (nga Leskovci) fillon në ora 17:00.

COMMENTS