HomeNë fokus

Arifi dhe Qazimi takojnë kryetaren e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut

Kryetari i komunës së Preshevës dhe i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, në shoqëri të kandidatit për kryetar të KKSH-së nga ky subjekt, L

BUJANOCI DHE LIKOVA BASHKËPUNOJNË PËR IPA FONDET
BUJANOCI PËRFITON 4 MILIONË DINARË PËR FINANCIMIN E ASISTENTËVE PERSONAL
Mustafa: Nuk e fsheh identitetin politik

Kryetari i komunës së Preshevës dhe i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, në shoqëri të kandidatit për kryetar të KKSH-së nga ky subjekt, Levent Qazimi, kanë takuar sot në Beograd kryetaren e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko.

Sipas postimit në Facebook të kryetarit Arifi, në takim është biseduar për shkeljen e të drejtave ndaj shqiptarëve të Luginës si dhe rreth hartimit të një strategjie të re për përmirësimin e këtyre të drejtave.

Postimi i Arifit:

Në Beograd, për t’u takuar me Kryetaren e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut

Në shoqërinë e kandidatit për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Levent Qazimi,qëndruam në Beograd për takim përmbajtësor, me znj. Sonja Biserko.

Me qëllim hartimin e një strategjie të re në raport me sfidat dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, me theks të veçantë, adresimin e çështjes së pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve, diskutuam gjerësisht për fillimin e konkretizimit të hapave drejt zgjidhjes së këtij problemi.

Hap i madh që, Raporti i Helsinkut, fenomeninin e diskriminit selektiv ndaj shqiptarëve, e ka cilësuar si “Spastrim etnik me mjete administrative”. Ndërsa ne, krahas kësaj do të punojmë për mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive që do të dalin nga ky raport, për t’i adresuar në instanca ndërkombëtare. ✔

Poshtu, znj.Biserko e cila njihet si një nga zërat më të fuqishëm kundër qeverisjes Vuçiq, na dha edhe mbështetjen e saj për procesin e Regjistrimit të Popullësisë, duke na inkurajuar për pjesmarrje masive, në mënyrë që bashkarisht t’i luftojmë masat diskriminuese dhe të sigurojmë të drejta absolute në vendin ku jetojmë.

COMMENTS