HomeAktualeKoronavirusi

Me kërkesë personale, testi për koronavirus edhe në Vranjë

Enti i Shëndetit Publik (ZZJZ) në Vranjë ka njoftuar se testimi për virusin COVID-19 është i mundur në këtë institucion edhe sipas kërkesës personale.

Kamberi: Edhe një hap drejt internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës
Falja e Bajramit nga Xhamia e Strugarëve LIVE në transmetim
” BOLL MO ARDITË – Mjaft i’a fyeve nderin Presheves “

Enti i Shëndetit Publik (ZZJZ) në Vranjë ka njoftuar se testimi për virusin COVID-19 është i mundur në këtë institucion edhe sipas kërkesës personale.
Sipas portalit Slobodnarec.eu, të cilin e transmeton “ Bujanovacke “, qytetarët duhet të posedojnë letërnjoftimin dhe Kërkesën e plotësuar për testim personal.
Çmimi i testimit duke përdorur të ashtuquajturin test PCR (RT-PCR-SARS-CoV2) është 6,000 dinarë, dhe formulari përmban të dhëna për pagesën, dëshminë e së cilës i’a bashkangjitni Kërkesës personale. Pagesën mund ta kryeni direkt edhe në sportelin e Enit të Shëndetit Publik.
Testimi është falas për të mitur, studentë me nënshtetësi të Serbisë, si dhe studentë të pakicës kombëtare serbe nga vendet fqinje dhe Sllovenia të cilët studiojnë në Serbi.
Kërkesën për testim mund ta bëëni çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 21:00, dhe të shtunave dhe të dielave nga ora 09:00 – 15:00.
Kërkesën për testim mund ta shkarkoni këtu:

Licni zahtev za testiranje – Covid-19-1

COMMENTS