HomeUncategorized

Mbahet seanca konstitutive e Konferencës së Komunave dhe Qyteteve

"Në hapësirat e Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave në Beograd, është mbajtur seanca e parë konstituive e kryesisë së Konferencës s

Gjithçka gati për hapjen e Samitit të IV të Diasporës në Tiranë, prezencë edhe nga Lugina
Kamberi: Partnerëve të koalicionit do t’i propozojmë bojkot të rivotimit, nuk jam vetëm për një rrogë deputeti në një shtet që s’na do
Pajaziti: Për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve po çitet peshqiri në xhami, refugjatëve nga Kosova po u bëhen të gatshme

“Në hapësirat e Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave në Beograd, është mbajtur seanca e parë konstituive e kryesisë së Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave (SKGO), në të cilën komunën e Bujanocit e përfaqësoi shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit z. Sali Saihi”, njofton faqja zyrtare e komunës në Facebook..

“Në këtë seancë u nënshkrua Plani Aksional vjetor me Ambasadën e Francës në Beograd, si dhe Marrëveshja e bashkëpunimit me Entin Republikan Statistikor. Poashtu, janë përzgjedhor edhe anëtarët e këshillave të Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave.

Kujtojmë që, komuna e Bujanocit prej dhjetorit të vitit të kaluar për herë të parë është bërë pjesë e kryesisë së Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave”, thuhet në njoftim.

COMMENTS