HomeAktuale

Lutfiu: Këto ishin aktivitetet tona për tre muaj

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka publikuar sot një përmbledhje të aktiviteteve për tremujorin e fundit nga gjithsejt 9 mu

APN: Qeveria e Serbisë emëron udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin e PVD-së.
Deri në fund të javës PVD me listë për zgjedhjet e KKSH-së
Ambasadori i OSBE-së vizitë pune edhe në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka publikuar sot një përmbledhje të aktiviteteve për tremujorin e fundit nga gjithsejt 9 muaj që udhëheq me institucionin.

Ai ka ndarë aktivitetet sipas fushave të  veprimit të cilat janë ingerencë e KKSH-së si dhe ka potencuar zhvillimet në zyret ndërlidhëse në Medvegjë, Preshevë dhe Novi Pazar.

Postimi i Lutfiut:

Sot u bënë 9 muaj që kur u emërova kryetar i KKSH-së.

Ky është raporti i tretë i angazhimeve për muajt dhjetor, janar, shkurt. Kam realizuar 14 udhëtime jashtë vendit, me 500 euro shpenzime, 0 meditje.

Fusha arsimit:

– Kemi lobuar deri në arritjen e qëllimit për renovimin e shkollës fillore ”Sami Frashëri” në LLuçan.

– Siguruam 10 bursa nga Universiteti Tiranës për studentët e Luginës për vitin e ri akademik.

– Siguruam 5 vende për studentë të Luginës në Konviktin e Shkodrës për vitin e ri akademik.

– Organizuam kursin e matematikës për maturantë.

– U realizua pjesa e dytë e seminarit ”Shkolla dhe shëndeti mendor”.

– Ndamë shpërblime për nxënësit e suksesshëm.

Fusha e kulturës:

– I dhamë mbështetje talentëve të rinjë.

– Organizuam tryezë me ushqime tradicionale

shqiptare në Pazarin e Ri.

– Shënuam Ditën e Plisit në Preshevë.

Fusha informimit:

– Filluam procedurat për sigurimin e një korrespondenti nga Lugina për Televizionin Shqiptar

Zyret e KKSH:

– Zyra e Medvegjës: Kemi shtuar një dinamikë të re të punës dhe janë duke u përpiluar raporte të rregullta mbi gjendjen e shqiptarëve të Medvegjës.

– Zyra e Preshevës: Kemi tejkaluar situatën me Shtëpinë e Kulturës dhe zyra është krejtësisht funksionale.

– Zyra në Pazarin e Ri: Kemi dy grupe që po e ndjekin kursin e gjuhës shqipe, zyra është mjaft aktive.

COMMENTS