HomeNë fokus

Lugina thellon bashkëpunimin me Sanxhakun

Delegacioni nga Lugina në përbërje: Ragmi Mustafa- kryetar i KKSH-së, Shaip Kamberi-deputet popullor dhe Enver Ramadani-kryetar i KK të Bujanocit,

Ramadani pret përfaqësuesit e mërgatës së Bujanocit
Delgacioni nga Lugina takon Gabriel Escobarin
“Politikat tona kundrejt Beogradit duhet të jenë më direkte dhe substanciale”

Delegacioni nga Lugina në përbërje: Ragmi Mustafa- kryetar i KKSH-së, Shaip Kamberi-deputet popullor dhe Enver Ramadani-kryetar i KK të Bujanocit, për dy ditë ka qenë mysafir i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar.

Përmes një njoftimi në FB, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se gjatë vizitës janë diksutuar mënyrat e bashkëpuninit dhe veprimit të përbashkët sidomos përmes Grupit Parlamentar „Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak“.

Postimi i plotë i Mustafës:

MEKANIZMAVE TË PËRBASHKËT PËR MBROJTJEN, ZHVILLIMIN DHE PROMOVIMIN E TË DREJTAVE, KULTURËS E IDENTITETIT

Me iniciativën të Këshillit Kombëtar Boshnjak mora pjesë në vizitën dyditore në Novi Pazar me Deputetin popullor, Shaip Kamberi dhe kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani.
Iniciativë kjo që këshillat kombëtar të të dyja komuniteteve të kenë takim të përbashkët me deputetët grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar dhe SDA-Sanxhak”, për të diskutuar e shqyrtuar sfidat dhe problemet me të cilat përballen institucionet përkatëse në realizimin e të drejtave ligjore.
Të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak, ne duhet të vendosim bashkëpunim për qasjet e përbashkëta ndaj politikave, programeve dhe iniciativave rajonale. Të inkurajojë iniciativat e përbashkëta, krijimin e aktiviteteve të përbashkëta mbështetëse të Këshillit Kombëtar Shqiptar e atij Boshnjak.


Është e rëndësishme të theksohet se këshillat tona harmonizojnë politikat e tyre përmes krijimit të mekanizmave të përbashkët për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e të drejtave, kulturës dhe ruajtjen e identitetit të këtyre dy komuniteteve.
Bashkërendimi dhe bashkëveprimi në ngritjen e çështjeve që preokupojnë të dy komunitetet do jetë edhe më tej qëllimi I përbashkët që nga Memorandumi për Bashkpunim i vitit 2018.

COMMENTS