HomeSport

Nesër maratonë futbolli në ekranet tuaja

Ditën e nesërme zhvillohet ndeshja derbi e tërë kampionatit të Ligës Rajonale në Futboll midis KF „Tërnoci“ dhe KF „Lugina“. Përveç drithërimave në

A mundet Trupi Kordinues ta ndihmojë Komunalinë ?
Parafushata zgjedhore për Bujanocin?
Në spitalin e Vranjës ndërron jetë gjatë lindjes gruaja nga Presheva, fëmiu mbetet në jëtë


Ditën e nesërme zhvillohet ndeshja derbi e tërë kampionatit të Ligës Rajonale në Futboll midis KF „Tërnoci“ dhe KF „Lugina“.
Përveç drithërimave në fushë, emocione priten edhe në ekranet tuaja televizive dhe platformat tjera vizuele në internet.
Një maratonë transmetimi fillon nesër që nga ora 12:15 dhe zgjat deri në ora 16:00.
Një bashkëprodhim midis televizionit Spektri, produksionit Evolution dhe portalit FOLonline, përveç transmetimit të ndeshjes në ora 13:30, pjesën tjetër i’a ka kushtuar intervistave me mysafirë në stadium, lidhjeve direkte me ish-futbollistë në Evropë, Sh.B.A., Kanadë, etj.
Lidhur me këtë do të vendosen dy studio lëvizëse në stadium, ndërsa edhe ndeshja e nesërme do të përcillet me komentim.
Poashtu do të ketë edhe intervista pas ndeshjes me futbollistë dhe trajnerë.
Pra nesër nga ora 12:15 gjithçka LIVE nga stafiumi i KF „Tërnoci“.

COMMENTS