HomePolitikë

Zyrtare: Tërrnoci shkon në rivotim përsëri (dokument)

Gjykata Administrative ka aprovuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për anulimin e zgjedhjeve të 27 majit në vendvotimin nr.6 në Të

Pse dështoi sot mbledhja në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH)
Rexhepi: KKSH do të mbështesë çdo nismë që është në të mirë të Luginës
Çfarë kërkuan drejtuesit e komunës nga ministri Zemaj ?

Gjykata Administrative ka aprovuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për anulimin e zgjedhjeve të 27 majit në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc, shkruan FOLonline.

Si rezultat, ky vendvotim do të shkojë në rivotim.

Ankesa e KSHL-së u miratua pas dy refuzimeve në shkallë të parë dhe të dytë të procesit zgjedhor: Komisionit Komunal Zgjedhor të Bujanocit-KKZ dhe Koalicionit Republikan Zgjedhor-KRZ.

Kjo do të jetë hera e katërt që qytetarët e këtij vendvotimi duhet të votojnë.

Në regjistrin zgjedhor janë të përfshirë 1089 qytetarë me të drejtë vote.

Datën e rivotimit në Tërrnoc do ta përcaktojë KRZ.

Më poshtë vendimi i Gjykatës Administrative në origjinal:

upravni-sud-int-uzh-562-2022-1

 

COMMENTS