HomeAktuale

Bashkëpunimi në horizont midis KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar,Ragmi Mustafa, ka takuar sot në Gjilan rektorin e Universitetit Publik “ Kadri Zeka “, Bajram Kosumin. Përme

Delegacioni nga Lugina përfundon vizitën në SHBA, niset drejt vendlindjes
Rexhepi propozon seancë të përbashkët të tri kuvendeve
“Bletat nuk njohin kufinj” në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar,Ragmi Mustafa, ka takuar sot në Gjilan rektorin e Universitetit Publik “ Kadri Zeka “, Bajram Kosumin.
Përmes profilit të tij në Facebook, Mustafa është shprehur se me rektorin e universitetit në fjalë kanë biseduar ndër të tjera edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve arsimore në Luginë.

Postimi i plotë i Ragmi Mustafës:

KKSH, THELLIM TË BASHKËPUNIMIT ME UNIVERSITETIN “KADRI ZEKA”
Sot pata kënaqësinë të takoj rektorin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, z. Bajram Kosumi.
I mirëpritur nga rektori me prorektorët e këtij institucioni rajonal të shkollimit të lartë akademik, shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në rrethanat që po krijohen.
Bashkëbiseduam për përfshirjen e nevojshme të studentëve në radhë të parë, ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve përmes trajnimeve dhe krijimin e kushteve për mekanizmat e instrumentet akademike të domosdoshëm në Luginën e Preshevës.
Pas teksteve mësimore, tashmë do fillojmë përgatitjet për trajnimet e nevojshme dhe avancimin e kuadrit arsimor drejt ngritjes së cilësisë në arsim shqip në Luginën e Preshevës .
Edhe shumë punë para nesh💪.

COMMENTS