Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kërkuar mbështetjen e subjekteve tjera politike për zgjedhjen e bashkëpartiakut të tij në krye të
Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kërkuar mbështetjen e subjekteve tjera politike për zgjedhjen e bashkëpartiakut të tij në krye të KKSH-së, Levent Qazimi.
Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti është shprehur se APN gjithnjë ka reflektuar për hir të unitetit, ndërsa sipas tij, tash është koha që partitë tjera ta bëjnë të njejtën gjë.
Postimi i Pajazitit:
Alternativa për Ndryshim që nga themelimi ka luajtur rrol konstruktiv kur kanë qenë në pyetje proceset e rëndësishme politike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në vitin 2020 kemi përkahur listën e përbashkët ku Shaip Kamberi ka qenë bartës i listës për zgjedhjet parlamentare, ndërsa në vitin 2022 nuk kemi penguar aspak procesin që i njejti të rizgjidhet deputet.
Edhepse kemi garuar në dy kolona, konstruktiviteti, sidomos i degës së Bujanocit, ka ndikuar që në zgjedhjet e përsëritura Kamberi ta rifitojë këtë post.
Po në vitin 2020, pas zgjedhjeve lokale, për hir të unitetit, pa benefite të veçanta jemi bërë pjesë e koalicionit gjithshiptarë në Bujanoc.
Në fund të atij viti kemi braktisur koalicionin për shkak të padrejtësive të shumta që na u janë bërë, por asnjëherë nuk kemi lënë anash konstruktivitetin.
Shpesh, në mungesë kuorumi, kemi krijuar shumicën në kuvend si dhe kemi votuar pro propozimeve të shumicës në shumë raste.
Në zgjedhjet e rregullta për KNSh, në nëntor të vitit të vitit të kaluar, edhepse në disa vendvotime u vodhën vota, ne e pranuam rezultatin. Pas zgjedhjeve APN u la jashtë bisedave për krijimin e shumicës nga të gjitha subjektet politike dhe kur i ftuam ne nuk u përgjigj pozitivisht asnjëra. Ne prap heshtëm.
Të gjitha këto veprime i kemi bërë që mos të pësojë popullata jonë duke i hedhur në plan të dytë intersesat partiake.
Tani ndodhemi në një proces mjaft të rëndësishëm të shpëtimit të Këshillit Nacional nga shuarja.
Duke qenë se si subjekt politik do të kemi numrin më të madh të elektorëve është e natyrshme që subjektet tjera të përkrahin kandidatin tonë për kryetar të KKSh-së, Levent Qazimin.
Është momenti që këto subjekte të reflektojnë, sikur se ne në të kaluarën, dhe të përkrahin Leventin.
Kandidati jonë mund të jetë shembull i unifikimit për shak të pastërtisë së tij politike e në veçanti për shkak të kultivimit të vlerave të së kaluarës se lavdishme me të cilat mburremi të gjithë.
Nëse zgjedhim sinqeritetin dhe nëse për pak çaste zhvishemi nga përkatësitë partiake, atëherë me të vërtetë ia vlen që Leventit t’ja besojmë këtë pozitë.
COMMENTS