HomeAktuale

Të premten në Bujanoc, do të organizohet Konferencë mbi mosnjohjen e diplomave – ja kush janë panelistët (AGJENDA)

Nën organizimit e Qendrë për Demokraci dhe Edukim – Lugina, të premtën (nesër) e 28 prillit, do të organizohet Konfe

Në Bujanoc nis puna për hartimin e Planit Lokal të Veprimit për të Rinjtë
Tërnoci bëhet me një inxhinier të ri në Zvicër
Daçiq paralajmëron ankesë tjetër dhe kallëzim penal ndaj anëtarit të Këshillit Votues në Tërrnoc

Nën organizimit e Qendrë për Demokraci dhe Edukim – Lugina, të premtën (nesër) e 28 prillit, do të organizohet Konferencë me temë: “Mosnjohja e diplomave midis migrimit dhe (pa)zhvillueshmërisë ekonomike”.

Për panel në ketë konferencë, do të jenë: Enis Imamoviq-deputet nga SDA Sanxhaku Shaip Kamberi-deputet shqiptar, Ragmi Mustafi-kryetar i KKSH-së, Nadër Sadiku-drejtor i Gjimnazit “Skendebeu” në Preshevë dhe Izeir Islami-profesor i lëndëve të ekonomisë nga Bujanoci. Konferenca do të udhëhiqet nga Belgzim Kamberi, analist nga Presheva.

Pjesëmarrës do të jenë studentët dhe të diplomuarit nëpër universitetet e ndryshme të Kosovës, gjë që mund të marrin pjesë edhe në diskutim.

Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit “Dëgjo cili është problemi im – dua të jetoj këtu” të mbështetur nga Bashkimi Europian, nëpërmjet programit “Le të kthehemi në fillim – Parlamenti si bazë e shtetit ligjor”, si aktiviteti i fundit në ketë projekt.

Konferenca do të filojë nga ora 13:00h në Restaurant Boheme në Bujanoc.

COMMENTS