HomeNë fokus

Kush janë dy të emëruarit si ndihmës të kryetarit Nagip Arifi?

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nga dita e premte është bërë me dy dihmës të tij. Në pozitën e ndihmësit të kryetarit të komunës

Bujanoci për një ditë nga nga dy ministri 21.666.000 dinarë
Ambasadori i Shqipërisë takon drejtuesit e pushtetit lokal të Preshevës
Në Bujanoc 179 raste pozitiv me Covid-19

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nga dita e premte është bërë me dy dihmës të tij.

Në pozitën e ndihmësit të kryetarit të komunës janë emëruar Hajredin Hyda nga Partia Demokratike dhe Nedim Rexhepi nga Partia për Veprim Demokratik.

Dy të sapoemëruarit kanë njoftuar opinionin përmes postimeve në Facebok.

Derisa Hyda këtë e ka bërë me shefin e tij partiak dhe me kryetarin e komunës Nagip Arifin, Rexhepi është fotografuar me bashkëpartiakun e tij dhe kryetarin e Kuvendit Komunal, Enver Ramadanin.

Kujtojmë që, përveç dy ndihmësve, komuna ka edhe një zëvendës kryetar, ndërsa në këtë pozitë është i zgjedhur, Shqiprim Musliu, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i LPD-së.

Zgjedhja e Musliut dhe emërimet e Hydës dhe Rexhepit janë pjesë e marrëveshjes së partnerëve të koalicionit të arritur në korrik të vitit të kaluar.

COMMENTS