HomeNë fokus

Përse fluturuan helikopterët mbi Tërnoc?

Midis orës 6.30-7:00 mbi Tërnoc kanë fluturuar helikopterë për të cilët disa qytetarë kanë supozuar se i përkisnin Ushtrisë së Serbisë. Disa ng

Nisin reagimet e lokaleve të natës: Si është e mundur të mos ketë virus në kafiteri e ahengje familjare ?Edhe ne mbajmë familje
Arifi shpalos projektin: Faza e Parë e Tregut të Gjelbër ✅
Fakulteti Ekonomik në Bujanoc, hap dyert për regiistrimin e studentëve të rinj – 90 studentët e parë, studiojnë pa pagesë

Midis orës 6.30-7:00 mbi Tërnoc kanë fluturuar helikopterë për të cilët disa qytetarë kanë supozuar se i përkisnin Ushtrisë së Serbisë.

Disa nga banorët lokal madje kanë thënë për FOLonline se ishin zgjuar të shqetësuar nga zhurma e shkaktuar si dhe nga fluturimi tejet i ulët i fluturakeve.

„Zhurma e madhe ma prishi gjumin, nuk e dija se çka po ndodh „, thotë njëri nga banorët e Tërnocit.

Kujtojmë se përveç Zonës Tokësore të Sigurisë, KFOR-i vite më parë, Serbisë i’a kishte lejuar edhe shfrytëzimin e hapsirës ajërore brenda Zonës Ajërore të Sigurisë e cila sipas Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, të qershorit të vitit 1999, ishte 25 km larg kufirit me Kosovën.

Ndërkohë, FOLonline nga Shërbimi për Marëdhënie me Publikun i Ushtrisë së Serbisë ka kërkuar sqarime lidhur me fluturimin e helikopterëve mbi Tërnoc, por deri në këto çaste nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

 

COMMENTS