Në Bujanoc sot ka qëndruar ministri për Zhvillim të Balancuar Regjional, Edin Gjerlek, i cili bashkë me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Ar
Në Bujanoc sot ka qëndruar ministri për Zhvillim të Balancuar Regjional, Edin Gjerlek, i cili bashkë me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin kanë nënshkruar një kontratë në vlerë prej 8.336.000, dinarë.
Kjo kontratë ka për qëllim rregullimin e infrastrukturës rrugore në disa lagje të komunës së Bujanocit, kryesisht të populluara me romë.
Gjatë deklaratave të tyre për media, kryetari Arifi dhe ministri Gjerlek theksuan nevojën për investime në të gjitha lokalitetet pa dallime etnie.
Pas takimit, të shoqëruar edhe nga këshilltari komunal Adem Salihi, kryetari Arifi dhe ministri Gjerlek vizituan disa nga banorët e komunitetit rom, në lagjet e të cilëve do të kryhen punimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Gjatë bisedës me ta, banorët lokal falemnderuan minsitrin Gjerlek për interesimin e tij për të investuar, duke mos harruar të falemnderojnë edhe kryetarin Arifi për angazhimin e tij që investimet t’i shpëndajë për të gjitha komunitetet në Bujanoc, me këtë rast edhe tek romët“, njoftoi faqja zyrtare e komunës.
Kjo është kontrata e dytë e nënshkruar sot, pas asaj me Ministrinë për Miniera dhe Energjetikë në vlerë prej 13.330.000,00 dinarëve.
Kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim Fazila Azemoviq, e autorizuar nga komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratën me ministren e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës Dubravka Gjedoviq për financimin e programit të efikasitetit energjetik.
Vlera e kontratës së nënshkruar është 13.330.000,00 dinarë, ku pjesa e Ministrisë është 9.330.000,00 dinarë, kurse komuna e Bujanocit participon me 4.000.000,00 dinarë.
Masat që do të financohen nga kjo kontratë janë: ndërrimi i zdrukthtarisë, ndërtimi i fasadave, ndërrimi i kaldajave dhe rrjetave të tubacioneve, vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit të amvisërisë, montimi i paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike.
COMMENTS