HomeNë fokus

 Kush janë 29 anëtarët e rinj të KKSH-së? Nga më i moshuari te më i riu (dokument)

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK), në seancën e mbajtur më 27 nëntor, ka miratuar vendimin për ndarjen e mandateve për 29 anëtarët e përbërj

Nuk ka marrëveshje për koalicion as në Tiranë, mundësia e fundit që ajo të arrihet nesër në Bujanoc?
Dr. Jovanoviq: Edhe 11 raste pozitive në Bujanoc, nga e hëna Banja e Bujanocit shndërrohet në spital për Covid
Konsultime në Preshevë në prag të takimit me Vuçiqin

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK), në seancën e mbajtur më 27 nëntor, ka miratuar vendimin për ndarjen e mandateve për 29 anëtarët e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).

FOLonline ka analizuar përbërjen e re të këtij institucioni, duke u ndalur te mosha, përkatësia e listave zgjedhore, profesionet dhe përfaqësimi gjinor i anëtarëve të zgjedhur.

Anëtari më i moshuar i përbërjes së re të KKSH-së është Besim Nasufi nga Presheva, i lindur në vitin 1971, profesor i edukatës fizike, i cili vjen nga lista e Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Ndërkaq, anëtari më i ri është Fatlum Kadriu nga lista e Alternativës për Ndryshim (APN), i lindur në vitin 2003, student.

Diferenca ndërmjet tyre është 32 vjet.

Pas Nasufit, anëtarët më të moshuar janë Isak Rashiti nga lista e LPD-së dhe Kadri Selimi nga lista e PVD-së, të dy të lindur në vitin 1972.

Pas Kadriut, anëtarja më e re është Qibrije Veliu nga lista e LPD-së, e lindur në vitin 2000, me profesion infermiere.

Ekonomistët dhe juristët dominojnë

Sa i përket profilit profesional, ekonomistët përbëjnë grupin më të madh, me gjithsej gjashtë anëtarë, të ndjekur nga juristët, me katër anëtarë.

Një përfaqësim të konsiderueshëm kanë edhe profesionistët e fushës së arsimit, ndërsa në përbërjen e re ka edhe një stomatologe, një infermiere, një psikologe, një sociologe, një inxhinier të makinerisë, një afarist dhe një student.

Mosha mesatare rreth 40 vjeç

Nga 29 anëtarët e zgjedhur, 11 janë të lindur në vitin 1990 ose më vonë, ndërsa mosha mesatare e përbërjes së re të KKSH-së është rreth 40 vjeç.

Gratë përbëjnë mbi 41 për qind të KKSH-së

Në përbërjen e re të këtij institucioni janë 17 burra dhe 12 gra.

LPD përfaqësohet me katër gra, PVD me katër, ndërsa PD dhe APN me nga dy.

Përfaqësimi sipas listave zgjedhore

* PVD –AL 10 anëtarë

* LPD – PDSH 9 anëtarë

* PD –LR  5 anëtarë

* APN – 5 anëtarë

Sa i përket përfaqësimit territorial, të gjithë anëtarët e zgjedhur vijnë nga komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ndërsa Medvegja nuk ka asnjë përfaqësues në përbërjen e re të KKSH-së.

Me vendimin e sotëm të RIK-ut për ndarjen e mandateve, është hapur rruga për konstituimin e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili  do të ketë 29 anëtarë, krahasuar me 15 sa kishte në mandatin e kaluar.

Dokument RIK: Resenje Albanci NS

FOLonline

 

COMMENTS