HomeAktuale

Dr. Jovanoviq: Edhe 11 raste pozitive në Bujanoc, nga e hëna Banja e Bujanocit shndërrohet në spital për Covid

Sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit, 11 pacientë të tjerë janë regjistruar të premten me covid-19 në komunën e Bujanocit, tha drejtoresha e

Rezultatet preliminare në Bujanoc me numrin e mandateve të fituara
SHBA TË PËRFSHIHEN INTENSIVISHT PËR T’I DHËNË DREJTIM DHE DINAMIKË RAJONIT
Pajaziti: Koalicioni voton propozimin për vendbanimin serb, refuzon propozimet e APN-së

Sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit, 11 pacientë të tjerë janë regjistruar të premten me covid-19 në komunën e Bujanocit, tha drejtoresha e këtij institucioni, Dr.Lela Jovanoviq.
Pacientët e rinj janë nga Bujanoci, Tërnoci dhe Baraljevci, kurse rezultatet priten edhe për 34 mostra të tjera.
Drejtoresha njofton se nga e hëna (20 korrik), vend-rehabilitimi shëndetësor në Banjë të Bujanocit do të bëhet spital për Covid për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar nga korona.


“ Po punohet për të mundësuar që Banja e Bujanocit të adaptohet sipas sistemit Covid. Pacientët me një pamje klinike më të butë nga komuna jonë do të shtrohen në këtë spital “, tha Dr. Jovanoviq për Bujanovaçke.
Me 11 rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarëve me koronë në komunën e Bujanocit është rritur në 56 prej fillimit të epidemisë.
Sot gjatë ditës, Bujanovaçke publikoi një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilit 5 pacientë të rinj ishin regjistruar të Premten me Covid 19.

COMMENTS