Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka themeluar sot një Komision për mbikqyrjen e ndriçimit publik, puna e të cilit në radhë të parë është zb
Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka themeluar sot një Komision për mbikqyrjen e ndriçimit publik, puna e të cilit në radhë të parë është zbulimi dhe marrja e masave ndaj kyçjeve ilegale.
Për ata të cilët kapen në keqpërdorime do të pasojë dënimi nga 100.000 deri në 500.000 dinarë.
Në seancën e 7 të Këshillit Komunal janë shqyrtuar edhe pika tjera, të cilat i ka shpalosur kryetari Arbër Pajaziti.
Postimi i tij:
Sot zhvilluam mbledhjen e shtatë të Këshillit Komunal për këtë vit.
Aprovuam raportet e punës të drejtorive që funksionojnë në kuadër të Administratës tonë publike.
Si mjaft të rëndësishëm e vlerësoj formimin e komisionit për mbikqyrjen e ndriçimit publik.
Detyrë e anëtarëve të këtij komisioni do të jetë evidentimi i keqpërdorimeve të rrjetit të kësaj të mire publike.
Për shkelësit do të pasojnë dënime të larta nga 100.000 deri në 500.000 dinarë, ndësa thirrja jonë shkon për të gjithë ata që sa më parë të shkyçen me vetiniciativë nga rrjeti.
Për shkak të veprimeve dhe kyçjeve ilegale, nuk mund ta mbajnë barrën taksapaguesit e ndershëm.
Tash e tutje asnjë tolerim për vjedhjet e tilla dhe dënime të rënda për autorët.
COMMENTS