HomeAktuale

Ekskluzive: Strukturat shtetërore të intelegjencës shtojnë prezencën në Bujanoc, kanë edhe të preferuarit e tyre për zgjedhje

Foto: biagov.rs Interesimi për zgjedhjet e 21 qershorit sa vie e rritet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me subjektet politike të cilat garojnë por ed

Mustafa: Koha për tekstet edhe për shkollimin e mesëm
Kujtim i dhimbshëm e i paharruar!
Në këtë BMW ndodheshin 15 persona, tre humbën jetën, 12 u lënduan

Foto: biagov.rs

Interesimi për zgjedhjet e 21 qershorit sa vie e rritet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me subjektet politike të cilat garojnë por edhe me strukturat shtetërore të sigurisë, shkruan FOLonline.com.
Bujanoci është njëra ndër komunat e targetuara nga agjencione shtetërore të intelegjencës ku në sferën e veprimtarisë së vet kanë sigurinë.
Prania e pjesëmarrësve të këtyre strukturave, e që në zhargonin e sigurisë sekrete njihen si „ agjent „ në prag të zgjedhjeve është shtuar, merr vesh FOLonline.
Burime të sigurta të FOLonline pohojnë se në Bujanoc kanë arritur tashmë pjesëtarë të agjencioneve të intelegjencës nga qendrat e mëdha të Serbisë.
„ Natyrisht se në sferën e „ përpunimit „ të agjencioneve të intelegjencës janë edhe zgjedhjet e 21 qeshorit, veçmas ato lokale në Bujanoc „, pohojnë burimet tona.
Madje, burimet shtojnë se „ agjencionet e intelegjencës e njohin shumë mirë veprimtarinë e subjekteve politike, kandidatëve për këshilltarë e posaqërisht të atyre për kryetar komune „, shkruan FOLonline.com.
„ Natyra e punës të secilit agjencion të këtillë të intelegjencës është të ketë edhe „ dosje „ për disa nga kandidatët.
Disa nga ta kanë edhe elemente të dyshimta, disa mund të konsiderohen rrezik për shtetin, e disa më të pëlqyeshëm ngase janë më „ bashkëpunues „ me politikat shtetërore.
Ka të tillë që merren me veprimtari tjera jasht politikës, tregti e palejueshme, kontrabandë, e mbi të gjitha ka dëshmi për disa të përfshirë në afera seksuale-„ tradhti bashkëshortore „, thonë burimet tona në kushte ekstreme anonimiteti.
Këto burime për FOLonline potencojnë se „ intelegjenca është e gatshme të ndërmjetësojë edhe në arritjen e koalicioneve paszgjedhore në Bujanoc, me theks të veçant në raportin e partive politike shqiptare me ato serbe „.
„ Edhe në këtë rrafsh ka parti shqiptare që gëzon simpati në qarqet e intelegjencës „ , pohojnë burimet.
Këto burime për FOLonline kanë folur edhe për lajmet e rrejshme, postimet e dedikuara, përçarjet e porositura brenda shqiptare përmes rrjeteve sociale, krijimin e amullisë, etj.

COMMENTS